Të tjerë pozitiv me COVID-19 në klubin spanjoll, njëri dërgohet në spital

  • S.A /
  • 25 July 2020 - 09:58
Të tjerë pozitiv me COVID-19 në klubin spanjoll, njëri dërgohet në spital

Vazhdon të jetë ende shqetësuese gjendje e ekipit të kategorisë së dytë, Fuenlabrada.

Klubi ka njoftuar se numri i të infektuar është rritur, tani janë konfirmuar edhe dy raste pozitive, që e çon numrin në total 16 të infektuar.

Prej tyre, klubi ka bërë të ditur se 12 janë futbollistë.

Njëri prej krejt të infektuarve është në gjendje më të rëndë dhe ‘El Chiringuito de Jugones’ ka publikuar pamje duke e dërguar atë në Klinikën Quiron në A Coruna.

Paniku i ka kapluar të gjithë në Spanjë, jo vetëm klubin e Fuenlabrada që rrezikon të mos e luajë fare ndeshjen me Deportivo la Corunan.

(Kosova Sot Online )