Koronavirusi ka bërë kërdinë te klubi spanjoll, shkon në 28 numri i të prekurve me COVID-19

  • G.G /
  • 25 July 2020 - 13:31
Koronavirusi ka bërë kërdinë te klubi spanjoll, shkon në 28 numri i të prekurve me COVID-19

Koronavirusi ka bërë kërdinë te klubi spanjoll i Fuenlabradas pasi me keqardhje skuadra që luan në Segunda Division ka njoftuar se ka edhe 12 rate të reja duke e çuar në total në 28 numrin e të prekurve.

Pikërisht për shkak të koronavirusit u shty edhe ndeshja e javës së fundit në La Liga 2 mes La Corunas dhe Fuenlabradas.

Data se kur do të luhet kjo ndeshje tashmë nuk dihet, por e rëndësishme është që kjo situatë të kalojë pa pasoja.

“Nga CF Fuenlabrada ne duam të shprehim dhimbjen dhe shqetësimin tonë të thellë në lidhje me rezultatet e testeve të fundit të kryera, që tregojnë gjithsej 28 raste pozitive në klub. Janë gjithsej 12 raste të reja. Katër nga rastet e reja janë në Madrid dhe ato nuk kanë pasur kontakte që nga ndeshja kundër Elche më 17 korrik. Tetë rastet e tjera të reja kanë qenë negativë që nga e shtuna dhe pas tetë ditësh, pavarësisht se janë izoluar në dhomat e tyre për gjashtë ditët e fundit, sot rezultatet kanë qenë pozitive. Përveç kësaj, në mesin e 12 rasteve të reja ka pasur dy persona me antitrupa, që kanë kaluar sëmundjen, por kanë rezultuar pozitiv në këtë test të fundit. Një nga lojtarët është i shtruar në spital. Gjendja e tij është e qëndrueshme dhe nuk ka smptoma serioze të Covid-19”, shkruhet në deklaratën e klubit.

(Kosova Sot Online)