Plani i Sarrit për të ikur nga lojtarët dështoi, ai nuk arriti t’iu shmangej traditave festive

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 08:16
Plani i Sarrit për të ikur nga lojtarët dështoi, ai nuk arriti t’iu shmangej traditave festive

Maurizio Sarri e ka fituar titullin e Serie A për herë të parë në karrierë dhe është bërë trajneri më i moshuar që e fiton Scudetton.

Pasi e siguroi titullin e Italisë për sezonin 2019/2020, 61-vjeçari ka shkuar drejt zhveshtores, pasi deshi të tymoste një cigare dhe të shmangte shkumëzimin nga lojtarët, por nuk ia ka arritur asnjërës nga këto.

“Ishte një ndjenjë e veçantë, natyrisht. Është vështirë të fitosh, ndërsa bëhet akoma më e komplikuar kur dëshiron të vazhdosh me fitore, pasi që të marrësh diçka si të garantuar në sport, është prej gënjeshtrave më të mëdha në botë”.

“Nuk ishte aspak lehtë. Ishte gjatë, vështirë, stresuese dhe kjo skuadër meriton shumë lëvdata që ka vazhduar ta gjejë urinë dhe vendosmërinë për të vazhduar pas tetë viteve radhazi”.

“U largova nga fusha, sepse doja të shmangja kovën me ujë drejt meje, sepse ishte duke ardhur, por nuk arrita të ikja”, ka thënë Sarri për Sky Sport Italia.

(Kosova Sot Online )