Celticu në bisedime të avancuara për Albian Ajetin

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 08:49
Celticu në bisedime të avancuara për Albian Ajetin

Skuadra e Celticut është në bisedime të avancuara për huazimin e sulmuesit të West Ham Unitedit, Albian Ajeti.

Kampioni i Skocisë shpreson ta sigurojë marrëveshjen me opsionin e blerjes në fund të sezonit të ardhshëm për afro pesë milionë funte (5.5 milionë euro).

23-vjeçari është i interesuar që të kalojë në një skuadër ku do të luajë më shumë, ndërsa te Celticu mund të paraqitet edhe në garat evropiane.

Skuadra skoceze e ka kërkuar sulmuesin shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, që në verën e kaluar, para se ai të transferohej te West Hami për tetë milionë funte (8.8 milionë euro) nga Baseli.

Në ndërkohë, për shërbimet e Ajetit kanë shprehur interesim edhe disa klube të tjera të Ligës Premier.

(Kosova Sot Online )