James po shkon drejtë Manchester Unitedit

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 08:59
James po shkon drejtë Manchester Unitedit

E ardhmja e James Rodriguez duket seç herë e më larg Real Madridit dhe me gjasë në Manchetser United, gjigantin anglez që ka shprehur interesim për të.

Është më së e qartë se trajneri Zinedine Zidane nuk ka vend për yllin kolumbian në skuadrën kampione të Spanjës, prandaj atij i duhet ta gjejë një klub të ri nëse dëshiron të luajë

Por sipas Daily Express në Angli, Manchetser Unitedi është duke e planifikuar një takim me përfaqësuesin e James, Jorge Mendes, në javët në vijim, pasi përfundoi sezoni në Premierligë.

Besohet se klubi anglez do ta bëjë një ofertë fillestare prej 25 milionë euro për James.

Pavarësisht se e ka edhe një vit në kontratën e tij me Real Madridit, James po mendon të largohet këtë verë dhe dëshira e tij është të luajë në Premierligë apo Serie A.

Atletico Madridi, megjithatë, mbetet një klub të cilit do të pëlqente t’i bashkohej ai.

(Kosova Sot Online )