Klopp: As që më ka shkuar mendja se Van Dijk do të ishte kaq i veçantë

  • 27 July 2020 - 09:25
Klopp: As që më ka shkuar mendja se Van Dijk do të ishte kaq i veçantë

Jurgen Klopp këmbëngul se Virgil Van Dijkut nuk i nevojitej më shumë lavdërim pas kompletimit të një sezoni mbresëlënës me Liverpoolin, edhe pse e pranoi se mbrojtësi holandez e ka tejkaluar çdo pritje.

Van Dijk nuk ka munguar as edhe një minutë për Liverpoolin në Premierligë këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës ta fitojë titullin dhe ta lërë 18 pikë mbrapa rivalin Manchester City.

Përfaqësuesi i Holandës kishte luajtur çdo ndeshje edhe në sezonin paraprak 2018/19 në ligë, kur të kuqtë e kishin humbur titullin në ditën e fundit ndaj City.

Van Dijk është vlerësuar si njëri prej qendërmbrojtësve më të kompletuar dhe më vazhdimësinë më të madhe në Premierligë që prej se iu bashkua Liverpoolit nga Southampton, por Klopp thotë të jetë mahnitur nga mendësia e tij.

“Nuk jam i sigurt se ai ka nevojë për edhe një orë lëvdata. Ai është i mirë, shumë i mirë. Ai është qendërmbrojtës i madh”, tha Klopp.

“Jo, ai është i veçantë, kombinimi i aftësive të tij është i veçantë, mendësia e tij – mbi të gjitha, është e veçantë”, shtoi ai.

“Ne e dinim kur e blemë se morëm një lojtar shumë të mirë, por në përgjithësi doli të jetë i veçantë, nuk e dinim këtë”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )