Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 13:07
Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se Milani e ka për detyrë t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, duke këmbëngulur se sulmuesi suedez është plotësisht i nevojshëm.

Milani është në formë të jashtëzakonshme që prej rikthimit të futbollit falë ndikimit të Ibrahimovicit dhe trajnerit Stefano Piolit.

Ancelotti, ish-trajner i Milanit, beson se Ibrahimovic dhe Pioli e meritojnë të mbahen nga kuqezinjtë.

“Vazhdimi i kontratës së Ibrahimovicit nuk është vetëm korrekte, por detyrë. Ai ende është lojtar plotësisht i nevojshëm”, tha Ancelotti, trajneri i Evertonit.

“Mendoj se ata bënë punë të mirë që e mbajtën Piolin, sepse ai ka bërë punë të shkëlqyer. Ai e nxori ekipin nga problemet”. 

(Kosova Sot Online)