Zyrtare: Liverpooli e shet Lovrenin për 12 milionë euro

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 14:56
Zyrtare: Liverpooli e shet Lovrenin për 12 milionë euro

Dejan Lovren është larguar nga Liverpooli për t’iu bashkuar klubit rus, Zenit St Petersburg.

Mbrojtësi kroat ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin rus, i cili do t’ia paguajë Liverpoolit rreth 12 milionë euro për shërbimet e tij.

Kështu, 31-vjeçari po largohet nga Anfield pas një periudhe gjashtëvjeçare.

Lovren nuk ishte i parapëlqyer më në Liverpool dhe sezonin e fundit 2019/20 i bëri vetëm 10 paraqitje në Premierligë.

Ai ishte blerë nga trajneri i atëhershëm Brendan Rodgers pas një sezoni mbresëlënës në Southampton. Më parë, ai ka luajtur edhe për Dinamo Zagreb, Inter Zapresic dhe Lyon.

Ai i ka fituar disa trofe me të kuqtë, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën, duke i shënuar tetë gola në 185 paraqitje. 

 

(Kosova Sot Online)