Werderin e Leipzigun i ndajnë 10 milionë euro për Rashicën

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 15:15
Werderin e Leipzigun i ndajnë 10 milionë euro për Rashicën

Klubi aktual i futbollistit kosovar i kërkon 25 milionë euro për kartonin e tij, kurse klubi më i interesuar për 24 vjeçarin i ofron vetëm 15 milionë euro.

Werder Bremeni është i gatshëm ta shesë Milot Rashicën gjatë kësaj vere.

Mirëpo, klubi gjerman nuk e ka ndërmend të bëjë sakrifica për përfaqësuesin kosovar.

Në fakt, klubi nga Bundesliga i kërkon 25 milionë euro për 24 vjeçarin.

Interesimin më serioz për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe të Vitesses e ka shfaqur Leipzigu.

Por, për momentin ky klub nuk është i gatshëm t’i ofrojë më shumë se 15 milionë euro, plus bonuset, varësisht prej arritjes së objektivave të klubit dhe vetë lojtarit.

Drejtori sportiv i Leipzigut, Markus Krosche nuk e ka fshehur faktin se klubi gjerman e kërkon vushtrriasin.

“Miloti është një lojtar mjaft interesant. Por, ka edhe lojtarë të tjerë që na pëlqejnë”, ka thënë ai.

“Ne e duam Milot Rashicën, por nuk e paguajmë atë shumë të kërkuar”, është përgjigja e drejtuesve të Leipzigut për kërkesën e Werderit për lojtarin.

Pra, për momentin dallimi në mes të kërkesës dhe ofertës është 10 milionë euro.

Gjithashtu, interesim për Rashicën kanë shfaqur edhe Borussia Dortmundi e Hertha Berlini në Gjermani, Milani, Napoli e Lazio në Itali dhe Liverpooli, Aston Villa, West Hami e Wolverhamptoni në Angli. 

(Kosova Sot Online)