Mesut Ozil plotësisht i mënjanuar në Arsenal

  • S.A /
  • 27 July 2020 - 16:15
Mesut Ozil plotësisht i mënjanuar në Arsenal

Mesut Ozil është duke u përballur me një të ardhme të pasigurt, sepse është plotësisht i mënjanuar në Arsenal.

Ozil nuk ka luajtur fare për Arsenalit pas rifillimit të sezonit muajin e kaluar dhe përsëri mungoi në skuadrën e Arsenalit gjatë fitores 3:2 kundër Watfordit në ndeshjen e fundit të sezonit në Premierligë.

Trajneri Mikel Arteta ka ngurruar të flasë haptazi për Ozilin. Arteta tha se Ozili mungoi në ndeshjen e parë pas rikthimit të futbollit kundër Manchester City për arsye taktike dhe thuhet se në ndeshjet në vazhdim nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në shpinë.

Ozil është lojtari më i paguar në Arsenal me rrogë javore në vlerë 350 mijë funte dhe e ka vetëm edhe një vit në kontratën me klubin.

Nuk është fshehtësi se Arsenali do të dëshironte që pagën e Ozilit të mos e kishte në librin e rrogave.

Në javët e fundit, është përfolur se përfaqësuesi gjerman mund të kalojë në Turqi apo SHBA, edhe pse thuhet ta ketë refuzuar një ofertë nga Fenerbahce.

Ozil i ka bërë 23 paraqitje për klubin nga Londra veriore në të gjitha garat në sezonin 2019/20, duke e shënuar vetëm një gol.

(Kosova Sot Online )