Klopp: I dua lojtarët më shumë se ata me duan mua

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 18:46
Klopp: I dua lojtarët më shumë se ata me duan mua

Menaxheri gjerman arriti që ta sjell titullin e Premier Ligës pas një pritje të gjatë, me një punë karizmatike prej trajneri dhe me punë ekipore e kolektive.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp ka thënë se ai i do shumë “lojtarët e Liverpool”, “më shumë se ata e donë atë”, me trajnerin që e fitoi titullin e Premier Ligës e që tani thotë se disa “vendime të vështira” nuk do të priten mirë nga të tjerët në këtë kohë.

Të jenë të gjithë të lumtur në të njëjtën kohë është një detyrë e pamundur, por Klopp thotë se ka gjetur një miks interesant për të arritur sukses edhe në fushë edhe jashtë saj.

“Unë dhe lojtarët e mijë kemi krijuar marrëdhënie të ngushtë gjatë këtyre viteve”, tha Klopp për faqen zyrtare të Liverpoolit, pas sezonit historik të Reds gjatë vitit 2019 dhe 2020.

“Marrëdhëniet tona janë të pastra-unë i dua ata më shumë se ata me duan mua! Sepse unë duhet të marrë vendime të vështira, kështu funksionon. Janë disa gjëra që nuk dua ti bëj, por me duhet ti bëj – kështu që për mua, duke i shikuar ata kështu do të thotë shumëçka për mua. Kjo është saktësisht puna që bëj”.

“Është njëjtë, dua ta shoh familjen time të lumtur. Kur e takoj gruan dhe djemtë e mijë pas ndeshje, ata janë të humbur paksa! Por, janë të lumtur. Në natën që Chelsea fitoi kundër City, atë natë ata ishin totalisht të ‘çmendur’. Lojtarët po ashtu ishin në qiellin e shtatë”.

“Këto fotografi, të cilat unë i kam në mendje, nuk do ti harroj kurrë. Ende i kam në kokë momentet më të mira me Dortmundin, që ishin shumë speciale. Stafi i imë i trajnerëve u hodh në pishin-falëminderit Zotit që nuk isha aty”, ka thënë Klopp. 

(Kosova Sot Online)