Barcelona ia jep dy lojtarë Arsenalit për Mattéo Guendouzin

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 21:03
Barcelona ia jep dy lojtarë Arsenalit për Mattéo Guendouzin

Pasi propozoi fillimisht shkëmbim Coutinho-Guendouzi, FC Barcelona ka një tjetër ide për ta sjell në Camp Nou, mesfushorin francez

Pasi që përfundoi e dyta në La Liga, pas Real Madridit, FC Barcelona po shikon që të forcohet për sezonin tjetër në Spanjë që ta rikthen atë. Por, sezoni për Blaugrana nuk ka përfunduar ende sepse ata mund të ja dalin në Ligën e Kampionëve, ku pritet të luajnë më 8 gusht të shtunën kundër Napolit.

 

Mirëpo, për momentin, Barça po shikon të forcohet këtë verë për të pasur një sezon më të mirë në sezonin e ri.

Liderët e katalunas tashmë kanë arritur shkëmbimin Arthur Melo-Miralem Pjanic me Juventusit. Duket se kjo metodë i ka pëlqyer Barcelonës dhe ata kanë filluar negociatat për një shkëmbim në mes të Philippe Coutinho dhe Matteo Guendouzi. I pari, i cili tashmë është kthyer nga huazimi që pat në Bayern Munich, është në largim e sipër derisa i dyti nuk është shfrytëzuar nga ekipi londinez që nga mesi i qershorit dhe mësohet se dëshiron të largohet nga skuadra.

Propozimi i ri i Barcelonës për Gunners

Brenda 10 ditëve bisedimet kanë ecur mirë por ende nuk është arritur marrëveshje. Sipas informacioneve që vinë, FC Barcelona është gati ta lejojë largimin e sulmuesit brazilian, por vetëm nëse marrin ish lojtarin e Lorientit dhe 50 milionë euro nga Arsenali. Ky propozim nuk i pëlqen Gunners, të cilët nuk dëshirojnë që të investojnë kaq shumë apra në një mesfushorë që nuk pëlqehet nga skuadra e tij, edhe nëse ata pajtohen që ai të largohet. Por, informacionet e fundit thonë se Blaugrana ende s’e ka thënë fjalën e fundit.

Sipas informatave të fundit, Eric Abidal, i cili po merret me shkëmbimin dhe transferimin e francezit i kanë ofruar një propozim të ri Arsenalit. Katalunasit i kanë propozuar atyre që mund të drgojnë dyshen Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal për të siguruar shërbimet e Matteo Guendouzi.

Kështu që nëse oferta për Philippe Coutinhon nuk pranohet, braziliani mbetet në Barcelonë por ata do ta zvogëlojnë skuadrën e tyre. Kjo është një ofertë e mirë për klubin londinez dhe për këtë ata ende janë duke biseduar. 


(Kosova Sot Online)