Maddison prish ëndrrat e United e Chelsea, nënshkruan kontratë të re me Leicester

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 21:38
Maddison prish ëndrrat e United e Chelsea, nënshkruan kontratë të re me Leicester

Njëri prej synimeve të Ole Gunnar Solskjaer për kohë të gjatë, mesfushori i Leicester James Maddison ka nënshkruar kontratë të re me “Dhelprat” deri më 2024

Leicester City ka arritur marrëveshje të re për rinovim të kontratës së James Maddison, ka konfirmuar Goal, e ku ai do të jetë në këtë skuadër deri më 2024.

Për anglezin kishte shprehur interesim Manchester United dhe Chelsea, por ai ia ka besuar të ardhmen e tij Brendan Rodgers derisa do të këtë pagë rreth 110 000 funte në javë.

Kjo bën që ai bashkë me Jamie Vardy të jenë ndër lojtarët më të paguar te Leicester, por do të këtë edhe bonuse edhe ngritje page në bazë të paraqitjes se tij.

Kuptohet që përkushtimi dhe nënshkrimi i kontratë së re të Maddison është një lajm i keq për disa skuadra të mëdha.

Detalet zyrtare pritet që të zbulohen në javët në vazhdim por që Goal beson se tashmë James Maddison nuk do të largohet nga Leicester, s’paku jo gjatë këtij afati kalimtar.

(Kosova Sot Online)