Pellegrini nuk largohet nga Roma

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 22:21
Pellegrini nuk largohet nga Roma

Pellegrini ka zgjedhur që të refuzojë Juventusin dhe PSG për të qëndruar në Roma

Opsionet për largim të Lorenzo Pellegrinit këtë verë ishin të mëdha.

Megjithatë, mesfushori 24 vjeçar, i cili kërkohej nga Paris Saint-Germain, Juventusi dhe Interi dhe ka 30 milionë euro klauzolë lirimi, ka zgjedhur që të mos largohet.

Sipas Calciomercato, shuma prej 30 milionë nuk ishte e papërballueshme për tri klubet e lartcekura, por Giallorossi dëshirojnë që ta blindojnë atë me një kontratë të re dhe besojnë që do ta bindin atë për të qëndruar edhe më gjatë në kryeqytet.

(Kosova Sot Online)