Fitore e madhe e Fulhamit në Cardiff-drejt finales së Play-offit për Premier Ligë

  • A.P /
  • 27 July 2020 - 22:52
Fitore e madhe e Fulhamit në Cardiff-drejt finales së Play-offit për Premier Ligë

Skuadra londineze Fulham ka arritur një rezultat të mirë në ndeshjen e parë kundër Cardiffit në ndeshjen e dytë të play-offit të Championship për inkuadrim në Premier Ligën angleze

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, por në pjesën e dytë londinezët ishin më të mirë se skuadra ëalsiane.

Dy golat erdhën në pjesën e dytë.  

Fillimisht ishte Joshua Onomah që shënoi në minutën e 49-të, kurse në minutat shtesë gol shënoi edhe Neeskens Kebano.

Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e takimit në mes të Swansea City dhe Brenford.

Kujtojmë se Swansea e ka fituar përballjen e parë me Brentfort me rezultat 1-0 në takimin e tyre të së dielës. 

(Kosova Sot Online)