City shpreson në përvojën e Guardiolës kundër Real Madridit

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 08:24
City shpreson në përvojën e Guardiolës kundër Real Madridit

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, beson se përvoja e trajnerit Pep Guardiola në futbollin spanjoll do të jetë kyçe në përballjen e Citizens kundër Real Madridit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Manchester City po e synon trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në histori, mirëpo fillimisht do të duhet ta kalojë Real Madridin, 13-herë fituesin e kësaj gare. Ndeshja e parë mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 2:1.

Pep Guardiola e drejtoi rivalin e madh të Real Madridit, Barcelonën, mes viteve 2008 dhe 2012 dhe Silva beson se përvoja e trajnerit të tij mund t’i ndihmojë Manchester Cityn ta eliminojë skuadrën e Zinedine Zidane më 7 gusht.

“Nuk ka asnjë që mund ta na ndihmojë si ai kundër një skuadre spanjolle, veçanërisht kundër një skuadre spanjolle që ai e njeh kaq mirë”, ka thënë Silva në intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Marca.

“Ta kemi atë si trajner dhe të luajmë kundër Real Madridit… kjo është diçka tepër e mirë. Ai ka qenë gjithmonë trajner i cili di si të luajë më së miri kundër Real Madridit”.

Real Madridi do të shkojë në këtë përballje në Etihad Stadium si kampion i ri i La Ligës që nga viti 2017, ndërsa Manchester City e humbi garën për trofe të Premierligës kundër Liverpoolit.

(Kosova Sot Online )