Talenti argjentinas, i bezdisur nga krahasimet me Messin

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 08:33
Talenti argjentinas, i bezdisur nga krahasimet me Messin

Adoleshenti argjentinas i Mallorcas, Luka Romero, ka bërë të ditur se atë e kanë bezdisur krahasimet me yllin dhe kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin.

15-vjeçari Romero u bë lojtari më i ri që bëri paraqitje në La Liga, kur u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Real Madridit, në qershor.

Talenti i tij ka bërë që ai të krahasohet me bashkëkombësin e tij, Lionel Messin – krahasim ky që megjithatë s’i ka pëlqyer shumë yllit të Mallorcas.

“Kjo më bezdis mua sepse është vetëm një Messi”, tha Romero, në një intervistë të dhënë për Fox Sports.

“Unë dua të bëj emër për vete në futboll si Luka Romero”.

Romero nuk ka bërë ende paraqitje për ekipin e parë të Argjentinës dhe ai ka ende mundësi ta zgjedhë edhe Meksikën dhe Spanjës.

Por, ai ka bërë të ditur se tashmë e di se kë dëshiron ta përfaqësojë, duke thënë: “Unë mund të zgjedh, por nëse Argjentina më do ende, unë do të vazhdoj të luaj atje”.

“Nëse është e mundshme, unë dua të luaj për ekipin kombëtar të Argjentinës”.

(Kosova Sot Online )