Arthur s’pranon të luajë më për Barcelonën, ik në Brazil

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 08:36
Arthur s’pranon të luajë më për Barcelonën, ik në Brazil

Mesfushori i Barcelonës, Arthur, u ka thënë drejtuesve dhe trajnerit të klubit se ai nuk dëshiron të luajë më për klubin katalonas dhe ka refuzuar të kthehet në Spanjë nga Brazili.

Braziliani do t’i bashkohet Juventusit në fund të këtij sezoni, pasi u arrit marrëveshje për shkëmbimin e tij me Miralem Pjanicin muajin e kaluar. Megjithatë, kontrata e tij në Camp Nou vlen deri në fund të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, që rinis në gush.

Trajneri Quique Setien u dha lojtarë të vet pak pushim pas përfundimit të sezonit në La Liga, të cilën Barcelona e mbylli në pozitën e dytë, dhe 23-vjeçari e shfrytëzoi këtë mundësi për t’u kthyer në vendlindje.

Ai pritej të kthehej në Barcelonë këtë javë dhe ta bënte menjëherë një test për Covid-19, në mënyrë që t’i fillojë përgatitjet për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Napolit, më 8 gusht.

Megjithatë, Goal raporton se Arthur e ka njoftuar klubin se ai nuk do të kthehet.

Barcelona e ka paralajmëruar Arthurin se ai po e shkel kontratën mes tyre dhe do të përballet me ndëshkim për një veprim të tillë, megjithatë ai s’e ka në mendje të kthehet, pavarësisht se sa mund ta gjobitë klubi.

Arthuri u transferua në Camp Nou nga Gremio për 40 milionë euro në vitin 2018. Ai i ka bërë gjithsej 72 paraqitje në të gjitha garat, 28 prej të cilave erdhën gjatë këtij sezoni.

(Kosova Sot Online )