Conte sfidon Lukakun: Duhet të përmirësohet

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 09:11
Conte sfidon Lukakun: Duhet të përmirësohet

rajneri i Interit, Antonio Conte, ia ka bërë të qartë sulmuesit Romelu Lukaku se kërkon edhe më shumë nga ai, përkundër paraqitjeve mbresëlënëse të sulmuesit në sezonin e tij debutues në Serie A.

Romelu Lukaku i ka shënuar 23 gola në sezonin e tij të parë në Serie A, pas transferimit nga Manchester Unitedi gjatë verës së vitit të kaluar. Ai ka shënuar nga katër nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara.

Sulmuesi belg shënoi dy herë në fitoren me rezultat 3:0 të Interit kundër Geonas të shtunën, duke bërë kështu që të marrë lëvdata nga Conte.

Mirëpo, trajneri i zikaltërve sugjeroi së fundi se Lukaku mund të përmirësohet edhe më shumë dhe këtë mesazh e theksoi veçanërisht para përballjes të së martës kundër Napolit.

“Ai është një futbollist që ka vend për përmirësime. Në disa situata gjatë ndeshjeve, ai mund dhe duhet të përmirësohet”, ka thënë Conte, në një intervistë të dhënë për Inter TV.

“Siç thashë pas ndeshjes kundër Genoas, ne po flasim për një futbollist që s’është i zakonshëm. Përkundër madhësisë dhe fuqisë së tij, ai është e shpejtë, është i aftë të shënojë gola, si ajo kundër Genoas në minutën e 93-të”.

“Gjithçka varet nga ai dhe nga dëshira e tij për t’u përmirësuar. Gjëja më e rëndësishme është që secili prej nesh të jetë i uritur për ta ngritur standardin dhe të zhvillohet gjithnjë e më shumë”.

(Kosova Sot Online )