Juventusi shpreson t’i kthehet Dybala për Champions

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 09:37
Juventusi shpreson t’i kthehet Dybala për Champions

Juventusi shpreson se sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, do të arrijë të shërohet nga lëndimi i tij në kofshë, në kohë për të marrë pjesë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Lyonnais më 7 gusht.

Sulmuesi argjentinas u detyrua të dilte nga fusha e lojës gjatë fitores së Juventusit me rezultat 2:0 kundër Sampdorias, pasi po e pengonte një lëndim muskulor.

Juventusi e fitoi titullin e nëntë të Serisë A të dielën, mirëpo lëndimi i 26-vjeçarit i ka penguar festimet e gjigantit italian.

Bardhezinjtë janë ende duke luftuar për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e humbën ndeshjen e parë kundër Lyonit, në 1/8 të finales, me rezultat 1:0 në stadiumin Groupama.

Juventusi të hënën në mbrëmje zbuloi se testet mjekësore të bëra në Dybalan në mëngjesin e së hënës zbuluan se ai po vuante nga një lëndim në kofshën e këmbës së majtë.

“Paulo Dybala i ka bërë disa teste radiologjike në JMedical këtë mëngjes, të cilat e zbuluan një lëndim muskulor në kofshën e këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Gjendja e tij do të vlerësohet nga dita në ditë. Edhe Danilo i bërë disa teste diagnostikuese, të cilat i dolën negative”.

(Kosova Sot Online )