Guardiola e konfirmon: Aguero do të mungojë kundër Real Madridit

  • S.A /
  • 28 July 2020 - 11:06
Guardiola e konfirmon: Aguero do të mungojë kundër Real Madridit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero do të mungojë në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Sergio Aguero e ka pasur të pamundur të luajë në ndeshjet e Manchester Cityt që nga fitorja kundër Burnleyt në qershor, shkaku i një lëndimi të rëndë në gju.

Argjentinasi së fundi ka bërë përparim në procesin rikuperues të tij drejt shërimit, pasi u bë operacion dhe tani ka filluar stërvitje të lehta.

Guardiola u kishte dhënë shpresë tifozëve se Aguero do të luante në ndeshjen e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke thënë se të gjithë do të jenë gati për atë duel.

Megjithatë, tani strategu spanjoll e ka sqaruar deklaratën e tij, duke thënë se Aguero s’do të ketë mundësi të luajë kundër Real Madridit.

“Jo, mendoj se nuk do të jetë e mundur të kthehet në atë afat kohor”, tha Guardiola kur u pyet edhe një herë për 32-vjeçarin.

Aguero i ka shënuar 23 gola në 32 paraqitjet e tij këtë sezon, ndërsa vetëm Raheem Sterling ka kontribuar me më shumë gola për Manchester Cityn gjatë këtij sezoni.

(Kosova Sot Online )