Flamurtari është bërë sot me trajner të ri

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 14:44
Flamurtari është bërë sot me trajner të ri

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se trajneri me përvojë do ta drejtojë ekipin Kuqezi sezonin e ardhshëm në Ligën e Parë të Kosovës.

Tortoshi do ta zëvendësojë trajnerin e deritashëm, Sunaj Keqi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i klubit prishtinas, Armend Ademi.

“Pas shumë bisedimeve të gjata me z. Tortoshi para perfundimit te Superliges dhe gjithashtu pas saj kemi arritur tek nënshkrimi i kontratës ku brenda saj nuk mungon bashkëpunimi, sinqeriteti, profesionalizmi dhe në fund suksesi. Unë di të them që do të ketë ndryshime në klub si tek futbollistet ashtu dhe tek stafi. Por, gjithsesi të gjithëve ju uroj suksese”, ka thënë Ademi për faqen zyrtare të klubit.

Tortoshi është njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të futbollit kosovar.

Ai në të kaluarën e ka drejtuar ekipin e Prishtinës, por edhe atë të Flamurtarit.

Ky i fundit nuk arriti ta siguronte mbijetesën duke humbur në xhiron e fundit në shtëpi nga Gjilani. 

(Kosova Sot Online)