Valon Berisha publikon foto nga stërvitjet e para me klubin e ri

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 15:01
Valon Berisha publikon foto nga stërvitjet e para me klubin e ri

Ylli i Kosovës, Valon Berisha, ka publikuar fotografi nga stërvitjet e para me klubin e tij të ri, Stade de Reims, përderisa e ka përshkruar si të mrekullueshme ndjenjën e nisjes së kësaj aventure të re në Francë.

Pas huazimit për një sezon nga Lazio në Fortuna Dusseldorf, Lazio e shiti Valon Berishën në Stade de Reims për një shumë që raportohet të jetë 4.3 milionë euro.

Tani, pas karrierës në Norvegji, Austri, Itali e Gjermani, Berisha do ta provojë veten edhe në Francë me Stade de Reims, ku luan edhe ylli tjetër i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli.

“Dita e parë në Stade de Reaims, dje. Ndjenjë e mrekullueshme t’ia nisim [punës]. #punëepalodhshme #përkushtim #parasezon”, shkroi Berisha mbi fotografitë e publikuara.

Sezoni i Ligue 1 nuk rinisi si ligat e tjera të mëdha në Evropë, por u ndërpre në mars përfundimisht, shkaku i përhapjes së koronavirusit. Klubet franceze tashmë i kanë filluar përgatitjet për sezonin e ri 2020/21. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

First day at @stadedereims yesterday, great feeling to Get started ë#hardwork #dedication #preseason

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

(Kosova Sot Online)