Flet ylli i Real Madridit, pasi doli pozitiv për koronavirus

  • A.P /
  • 28 July 2020 - 17:30
Flet ylli i Real Madridit, pasi doli pozitiv për koronavirus

Sulmuesi i Real Madridit, Mariano, ka thënë se ndihet shumë mirë dhe se është vetizoluar në shtëpinë e vet, pasi doli pozitiv në testin për koronavirus të martën.

Real Madridi i testoi të gjithë futbollistët në shtëpitë e tyre përkatëse të hënën dhe Mariano ishte i vetmi që doli pozitiv.

Ai do të qëndrojë në shtëpinë e vet në vetizolim dhe i ka falënderuar të gjithë për mesazhet mbështetëse.

Për t’i siguruar tifozët e vet se është mirë, ai e ka publikuar një video në rrjetet sociale të martën pasdite.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse. Falë zotit, ndihem shumë mirë”, tha Mariano.

“Familja ime dhe të afërmit janë mirë, po ashtu. Tani jam në karantinë në shtëpi. Shpresoj se do t’i kthehemi normalitetit së shpejti dhe të jem me bashkëlojtarët e mi së shpejti”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)