Igli Tare në darkë me David Silvan

  • A.P /
  • 28 July 2020 - 17:50
Igli Tare në darkë me David Silvan

Veterani i Manchester City, David Silva, është buzë kalimit në Lazio, pasi tashmë i ka nisur bisedimet me drejtorin sportiv ta lazianëve, Igli Taren.

Mediat në Itali dhe Spanjë raportojnë se Silva do t’i bashkohet Lazios si lojtar i lirë këtë verë, pasi i tha lamtumirë Cityt pas përfundimit të kontratës.

Tare ka darkuar me Silvan para ca ditësh, sipas mediave në Spanjë, për të biseduar për kushtet e kontratës.

34-vjeçari po largohet nga Manchester City pas 10 vjetëve të suksesshëm në Premierligë.

Ai i shënoi gjashtë gola dhe i dha 11 asiste në 38 ndeshje për City në të gjitha garat.

Drejtori sportiv nga Shqipëria i Lazios njihet për punën e tij të shkëlqyeshme në sjelljen e lojtarëve fantastikë në Lazio dhe Silva pritet të jetë i radhës. 

(Kosova Sot Online)