Conte: Më lehtë e lëvizim Dumën sesa Messin nga Barcelona

  • S.A /
  • 29 July 2020 - 08:16
Conte: Më lehtë e lëvizim Dumën sesa Messin nga Barcelona

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka ritheksuar pamundësinë e transferimit të Lionel Messit nga Barcelona, duke sugjeruar se do të ishte më e lehtë të lëvizej nga vendi Katedralja e Milanos sesa legjenda e Barcelonës.

Spekulimet për një transferim potencial të Lionel Messit në Interit u nxitën sërish të  martën, kur një fotografi e kapitenit argjentinas të Barcelonës u projektua në Doumo di Milano.

Gazetat italiane shkruan se pronarët e Interit ishin ata që e organizuan atë veprim, i cili ishte planifikuar ta promovonte përballjen e Serisë A mes Interit dhe Napolit më vonë atë mbrëmje.

Megjithatë, ai projektim bëri më shumë sesa kaq, pasi që i nxiti edhe një herë spekulimet për të ardhmen e Messit, i cili e ka shprehur pakënaqësinë e tij në Barcelonë gjatë këtij sezoni.

Së fundi u fol edhe se babai i Messit bleu shtëpi në Milano, megjithatë Conte tentoi t’i heshtë të gjitha këto spekulime në intervistën pas ndeshjes.

 Kur u pyet se a do të preferonte ta transferonte Messin apo katër lojtarë që kushtojnë nga 50 milionë euro, Conte tha: “Mendoj se të asnjëri skenar s’ka gjasa të ndodhë”.

“Unë po llogaris shumë në lojtarët e mi, të cilët po e japin maksimumin nga vetja. Këtë mund ta garantoj”.

“Do të ishte më e lehtë ta lëviznim Dumën sesa ta sjellim Messin në Inter”.

(Kosova Sot Online )