Lallana zbulon arsyen pse u largua nga Liverpooli

  • S.A /
  • 29 July 2020 - 09:45
Lallana zbulon arsyen pse u largua nga Liverpooli

Adam Lallana e ka sqaruar vendimin e tij për t’u larguar nga Liverpoolit dhe për t’iu bashkuar skuadrës së Brightonit, duke e përshkruar këtë të fundit si klubin e përsosur për të.

32-vjeçari Adam Lallana i dha fund karrierës së tij gjashtëvjeçare në Anfield javën e kaluar, kur e mbylli kohën e tij me gjigantin anglez duke e fituar titullin e Premierligës.

Lallana vendosi t’i bashkohet Brightonit në një marrëveshje trevjeçare dhe do të tentojë që sezonin e ardhshëm t’i ndihmojë klubit të arrijë pozitë më të mirë sesa ajo e këtij sezoni, në vendin e 15-të.

Ai tani ka sqaruar se vendimi për t’u larguar nga Liverpooli u mor pasi që ai dëshironte të dilte nga zona e vet e rehatisë.

“Për mua tani, nësë më njihni si person… unë nuk jam kurrë në zonën e rehatisë. Unë gjithmonë tentoj ta shtyj veten dhe të përmirësohem”, ka thënë Lallana.

“Një gjë që e kam mësuar gjatë vitit të fundit është se nuk ka limite në ato që duam t’i arrijmë. Ti gjithmonë mund ta përmiësosh veten, çdo ditë. Unë i kam parë lojtarët më të mirë në botë dhe ata e kanë këtë qasje”.

“Njerëzit mund ta vlerësojnë këtë si një vendim shumë të guximshëm, megjithatë është një vend shumë i kalkuluar. Brightoni është i përsosur për mua”.

(Kosova Sot Online )