Arthur s’pranon të kthehet, Barcelona pritet ta gjobitë

  • S.A /
  • 29 July 2020 - 09:51
Arthur s’pranon të kthehet, Barcelona pritet ta gjobitë

Karriera e Arthur Melos me Barcelonën nuk po përfundon ashtu siç do të kishin dashur tifozët, pasi lojtari ka shkuar në Brazil dhe s’po pranon të kthehet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve. Kjo e ka shtyrë klubin katalonas që të ndërmarrë veprime ligjore kundër 23-vjeçarit.

Barcelona nuk dëshiron të dorëzohet para kërkesës së futbollistit brazilian për t’ia përfunduar kontratën atij një muaj para transferimit në Juventusit, sipas gazetës spanjolle Marca.

Të hënën, Arthur nuk u shfaq në Camp Nou për ta bërë testin për koronavirusit dhe, të martën, ai nuk u kthye në stërvitje.

Futbollisti beson se ai po keqtrajtohet nga Barcelona, pasi më parë e kishte bërë të ditur disa herë se nuk dëshiron të largohet nga klubi e prapëseprapë u detyrua ta pranojë kalimin në Juventus.

Klubi e sheh këtë veprim si rebelim dhe mosdisiplinë nga ana e mesfushorit dhe tashmë po përgatit të ngre padi ligjore ndaj brazilianit.

Brenda klubit, drejtuesit besojnë se nëse Arthur do të kishte vepruar me më shumë profesionalizëm dhe do ta kishte nisur një dialog me klubin, atëherë situata do të mundë të ishte zgjidhur në mënyrë më paqësore.

Por, pasi ai e mori vendimin për t’u larguar pa marrë leje nga klubi, kodi i brendshëm i klubit katalonas do të përdoret për ndëshkimin e futbollistit.

Dokumentet tashmë janë në duart e shërbimit ligjor të klubit dhe futbollisti pritet të gjobitet me një shumë të caktuar parash.

(Kosova Sot Online )