Leicesteri i nis bisedimet me Fenerbahçen për Muriqin

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 14:36
Leicesteri i nis bisedimet me Fenerbahçen për Muriqin

Interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Tottenham, Newcastle United, Leeds United, Southampton, West Bromwich Albion, Brighton dhe Burnley.

Leicester City është mjaft i interesuar për transferimin e Vedat Muriqit.

Madje, mediumi turk “Star” raporton se klubi anglez i ka nisur bisedimet me Fenerbahçen për sulmuesin kosovar.

Në ditët në vazhdim, drejtuesit e klubit nga Premierliga do të trokasin në dyert e klubit turk për t’ia kërkuar 26 vjeçarin.

Klubi nga Stambolli e vlerëson përfaqësuesin kosovar 20 milionë euro.

Gjithashtu, interesim për prizrenasin kanë shfaqur edhe klubet tjera angleze, Tottenham, Newcastle United, Leeds United, Southampton, West Bromwich Albion, Brighton dhe Burnley.

Lojtarin e duan edhe në Itali, Napoli dhe Lazio.

Ish-futbollisti i Rizesporit i ka regjistruar 36 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat duke i realizuar 17 gola dhe ndërkohë i ka dhuruar 6 asistime. 

(Kosova Sot Online)