Memaj ndahet me Dukagjinin

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 15:08
Memaj ndahet me Dukagjinin

Sulmuesi kosovar, Blendi Memaj i ka ndarë rrugët me Dukagjinin.

Futbollisti prizrenas ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se nuk është më pjesë e ekipit nga Klina, i cili nuk arriti të mbijetonte në IPKO Superligë.

Memaj i ishte bashkuar Dukagjinit në pjesën e dytë të sezonit, ndërsa tash do ta kërkojë një eksperiencë të re.

Ish-futbollisti i Lirisë, Llapit dhe Trepçës ‘89 e kishte një eksperiencë edhe jashtë vendit, para se të rikthehej në elitën e futbollit kosovar.

“Te nderuar media,shoke dhe dashamire te futbollit,dua te ju njoftoj se pas perfundimit te ketij gjysme stinori me fanellen e K.F “Dukagjinit” kemi perfunduar bashkepunimin dhe mbetem lojtar i lire. Falenderoj stafin e trenereve, bashkelojtaret si dhe tifozerine “Hithat” per respektin dhe mikepritjen gjate kesaj periudhe 6 mujoreshe. Mire u pafshim ne sfidat e radhes. Me Respekt,

Blendi Memaj”, ka shkruar sulmuesi i rrezikshëm. 

(Kosova Sot Online)