Haaland tregon çfarë duhet të bëjë Dortmundi për ta fituar Bundesligën

  • E.K /
  • 29 July 2020 - 15:50
Haaland tregon çfarë duhet të bëjë Dortmundi për ta fituar Bundesligën

Ylli i Borussia Dortmund, Erling Haaland, thotë se skuadra e tij duhet të jetë po aq stabile në formë gjatë gjithë sezonit sa është Bayern Munichu, nëse dëshiron ta realizojë dëshirën për t’u shpallur kampion i Bundesligës.

Sulmuesi norvegjez ka shfaqur formë mbresëlënëse që kur i është bashkuar Dortmundit nga Red Bull Salzburgu gjatë afatit kalimtar të janarit, me 13 gola të shënuara dhe tri asiste në 15 ndeshje në Bundesligë.

Megjithatë, përderisa ai e kaloi një sezon mahnitës, e njëjta s’mund të thuhet për ekipin e tij, që i humbi katër nga 17 ndeshjet e fundit dhe e mbylli sezonin me 13 pikë prapa Bayernit, i cili e fitoi titullin e tetë radhazi.

Haaland tashmë po kërkohet nga klube të tjera të mëdha evropiane, mirëpo ai mbetet i përqendruar në Dortmund dhe së fundi ka treguar çfarë duhet të bëjë skuadra e Lucien Favre për t’u shpallur kampione e Gjermanisë.

“Ne e kemi cilësinë për t’u bërë kampionë, por nuk është e mjaftueshme vetëm të flasim. Bayerni e ka dalluar veten përmes mbajtjes së vazhdueshme të formës së mirë”, ka thënë Haaland për SportBild.

“Ne duhet ta vazhdojmë atë progresin që e bëmë gjatë pjesës së dytë të sezonit dhe duam të jemi edhe më të suksesshëm vitin e ardhshëm”. 

(Kosova Sot Online)