Drejtori: Havertz s’mund të largohet para Ligës së Evropës

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 08:30
Drejtori: Havertz s’mund të largohet para Ligës së Evropës

Drejtori i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, e ka konfirmuar se nuk ka asnjë mundësi që klubi ta shesë Kai Havertzin në Chelsea para se ta përfundojë rrugëtimin në Ligën e Evropës, që rinis në gusht.

21-vjeçari Kai Havertz, ka fituar lëvdata shumë për paraqitjet e tij gjatë sezonit 2019/20, me 12 gola të shënuara në 30 ndeshje të zhvilluara, me të cilat e ndihmoi Leverkusenin ta arrijë pozitën e pestë në tabelë.

Përderisa klube të mëdha evropiane, si Bayern Munichu dhe Real Madridi, kanë qenë të interesuara për futbollistin e ri gjerman, Chelsea duket se është favoriti në garën për transferimin e tij.

Gjatë kësaj jave u raportua se Chelsea po përgatitet për ta bërë një ofertë zyrtare, pasi klubi mësoi se edhe futbollisti e do transferimin në Stamford Bridge. Megjithatë, londinezët po tentojnë ta ulin çmimin e Leverkusenit prej 100 milionë eurosh.

Por, drejtori i Leverkusenit e ka bërë të qartë se çfarëdo oferte do të duhet të presë deri në fund të rrugëtimit të klubit gjerman në Ligën Evropës. Voller e bëri këtë më se të qartë kur u pyet se a do të luajë Havertz për Leverkusenin në Ligën e Evropës.

“Kjo është e shkruar në gur. Nuk ka asgjë të re”, u përgjigj Voller ndaj pyetjes së mediumit gjerman Kicker.

Bayer Leverkuseni do ta rinisë sezonin e Ligës së Evropë më 6 gusht, kru do ta presë Rangers për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales, ndërsa ndeshjen e parë e kishin fituar me rezultat 3:1.

(Kosova Sot Online )