Juventusi zbulon fanellën për sezonin e ri

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 10:44
Juventusi zbulon fanellën për sezonin e ri

Juventusi e ka publikuar fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2020/21, duke sjellë disa ndryshime të mëdha në krahasim me fanellën e klubit të këtij sezoni.

Sezoni 2019/20 e solli një ndryshim të madh në fanellat e Juventusit, pasi vijat e shpeshta bardhezi u shkëmbyen për dy blloqe të mëdha bardhezi, të ndara nga një vijë e hollë rozë në mes.

Juventusi i është kthyer traditës me vijat më të shpeshta bardhezi për sezonin e ardhshëm, megjithatë ato s’do të jenë aspak tradicional.

Në lansimin e kësaj fanelle të re, të reklamuar në mes të tjerëve edhe nga Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala, vërehet si vijat e zeza të fanellës nuk do ta kenë pamjen e njëjtë si zakonisht.

(Kosova Sot Online )