Yjet shqiptare mbështesin 3×3 Prishtina

  • S.A /
  • 30 July 2020 - 11:00
Yjet shqiptare mbështesin 3×3 Prishtina

3×3 Prishtina është ngjarje e cila mbahet për të tretën herë me rradhë në qytetin e Prishtinës, ngjarje kjo e cila bashkon Streetball-in me Hip-Hop, ku sportistë dhe adhurues të sportit të basketbollit mblidhen për këtë turnir ikonë.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit 3×3 Prishtina prezantoi edhe linjën e fanellave (dresave sportive) të dizajnuara dhe të personalizuara, kështu duke krijuar një trend të parealizuar më parë në Kosovë për adhuruesit e këtij sporti por edhe më gjerë.

 3×3 Prishtina tani ka mbledhë një numër të madhë të mbështetësve deri tani, ku fanella tashmë po shihet tek miq, familjarë dhe yje të showbizit. Personalitete të njohura shqiptare po shihen me fanellat e personalizuara duke representuar Prishtinën dhe ngjarjen e 3×3. Në faqen e Instagramit u pa këngtarja me nam Dafina Zeqiri së bashku me bashkëthemeluesin e 3×3 Prishtina, Fikret Shatrin duke pozuar me fanellat e 3×3 Prishtina. Gjithashtu krijuesi hiteve më të njohura shqiptare, Majk u pa në Prishtinë me fanellën vjollcë të personalizuar. Në të njejtën kohë artisti i njohur shqiptarë Capital T në koncertin e tij performoj me fanellën e tij marrë dhuratë nga 3×3.

Edhe modelja shqiptare Tula Abedini dhe DJ Burim Radoni u panë duke realizuar një foto sesion me fanellën e personalizuar të 3×3 Prishtina, foto të cilat po përdoren ne rrjetet sociale të 3x3prishtina. Foto të bukura me fanellë u panë edhe ne faqen e Instagramit të DJ First dhe në faqën e portjerit të përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Fanellat e dizajnuara nga bashkëthemeluesi i 3×3 Prishtina, Fisnik Juniku kanë  frymë sportive dhe urbane të cilat përfaqësojnë qytetin e Prishtinës dhe kulturën e saj duke ofruar një laramani të ngjyrave dhe numrave të ndryshëm për të gjithë, me porosi. Çmimi i fanellave është 20 Euro, kështu duke e mbështetur organizatën në përpjekjet për të sjelllë një turnir të kalibrit botëror për qytetarët e vendit.

(Kosova Sot Online )