“Joshua është i gatshëm të luftojë kudo, në çdo kohë, madje edhe në kopshtin tim”

  • 30 July 2020 - 12:28
“Joshua është i gatshëm të luftojë kudo, në çdo kohë, madje edhe në kopshtin tim”

Kampioni i botës në peshat e rënda të boksit, Anthony Joshua, do të luftojë kudo qoftë, në çdo kohë, e madje edhe në kopshtin tim, thotë Eddie Hearn, promotori i tij.

30-vjeçari nga Britania e Madhe nuk ka luftuar që prej se i rifitoi titujt në WBA, IBF dhe WBO nga Andry Ruiz Jr në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të pandemisë Covid-19.

Hearn këmbëngul se Joshua është i gatshëm tani të luftojë në çdo vend dhe kudo qoftë.

“Joshua do të luftonte edhe këtu (në kopshtin e shtëpisë së Hearn), s’e ka problem”, tha Hearn.

“Edhe nëse përballemi me opsionin që Joshua të luftojnë në një stadium pa tifozë, ne prapëseprapë do të pranonim. Ai ka kaluar shumë kohë duke u stërvitur këtu në kopsht, prandaj nuk do ta kishte problem të luftonte edhe këtu madje”, shtoi ai.

“Ai dëshiron të përmirësohet si boksier prandaj do të luftojë kudo qoftë, në çfarëdo kohe”, nënvizoi ai. 

(Kosova Sot Online)