Menaxheri e konfirmon të ardhmen e Ozilit

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:28
Menaxheri e konfirmon të ardhmen e Ozilit

Erkut Sogut, menaxheri i Mesut Ozil, e ka hedhur poshtë mundësinë që mesfushori gjerman të largohet nga Arsenali këtë verë, por e ka pranuar se ai, megjithatë, do të largohet sapo t’i mbarojë kontrata në vitin 2021.

31-vjeçari me prejardhje turke, i cili është lojtari më i paguar në Arsenal me 350 mijë funte në javë, nuk e ka bërë asnjë paraqitje për klubin nga Londra veriore që prej se sezoni rifilloi në qershor dhe nuk duket të jetë aspak në planet e Mikel Artetës për të ardhmen.

Arsenali dëshiron me patjetër ta largojë Ozilin nga libri i pagave, por 31-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet pa i përfunduar kontrata.

Këtë e ka konfirmuar edhe menaxheri i vet Sogut.

“Nuk mendoj se do të ketë ndryshime në rastin e Mesut Ozil deri kur t’i mbarojë kontrata në verën e vitit 2021”, tha Sogut për mediat turke.

“Ai ka kontratë. Nuk do të ketë ndryshime. Ai do të mbetet në Arsenal”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)