Ylli i NBA: Covid-19 u krijua për ta kontrolluar popullin, gjërat do të përkeqësohen

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 14:48
Ylli i NBA: Covid-19 u krijua për ta kontrolluar popullin, gjërat do të përkeqësohen

Ylli Denver Nuggets, Michael Porter Jr, beson se virusi Covid-19 u krijua në mënyrë sekrete për ta mundësuar kontrollimin global të popullit dhe thotë se situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Michael Porter Jr, që hyri në NBA si zgjedhje e parë në vitin 2018, është bërë viral për një bisedë me ndjekësit e tij në Snapchat, pasi hyri në konspiracione kur u pyet për krizën e koronavirusit.

“Personalisht, unë mendoj se koronavirusi po përdoret për një agjendë më të madhe. Po përdoret për kontrollim të popullit, në aspektin që thjesht të krijohet mundësia për t’i kontrolluar turmat e njerëzve”, ka thënë 22-vjeçari, për momentin i izoluar në Orlando.

Deri më tani janë raportuar mbi 570 mijë vdekje në botë shkaku i infektimit me virusin Covid-19, që i ka prekur mbi 17 milionë euro.

E përkundër që edhe disa prej kolegëve të tij kanë qenë vetë të infektuar dhe kanë humbur njerëz të afërt shkaku i këtij virusi, Porter beson se kjo është pjesë e nja plani për kontrollin global.

“Për shkak të këtij virusi, e gjithë bota po kontrollohet. Të gjithë na kërkohet të mbajmë maska dhe kush e di çfarë do të ndodhë kur të dalë vaksina. Ndoshta do të duhet të vaksinohesh për të udhëtuar. Kjo është një çmenduri”, shtoi Porter Jr.

Ai ishte i detyruar të vaksinohej gjatë kohës sa luante në kolegj në Missouri, pasi që të gjithë sportistët janë të detyruar me ligj të sjellin dëshmi se kanë marrë vaksina kundër disa sëmundjeve të caktuara, mirëpo Porter insistoi se ai nuk ka marrë kurrë vaksina.

“Unë s’jam vaksinuar kurrë në jetën time. S’kam marrë kurrë gjëra për të pirë ose gjëra të tillë. Kështu që e gjitha kjo mund të shndërrohet në një çmenduri’.

“Pa dyshim e gjitha kjo e ka një agjendë prapa vetes dhe e gjitha që mund ta bëjmë është të ulemi e ta shikojmë se çfarë po ndodh. Nuk duhet ta marrim afër zemrës”.

“Dua të them është një gjë serioze – është një gjë reale, por po teprohet në media”. 

(Kosova Sot Online)