Prokuroria zvicerane hap procedurë penale ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino

  • E.K /
  • 30 July 2020 - 15:56
Prokuroria zvicerane hap procedurë penale ndaj presidentit të FIFA-s Gianni Infantino

Prokuroria e Zvicrës ka hapur procedurë penale ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino të enjten, në lidhje me aktivitetet e tij me prokurorin zviceran Michael Lauber.

Lauber, i cili dha dorëheqje javën e kaluar, kishte takime të fshehta me Infantinon në qershor të vitit 2017.

Gjykata zvicerane tha javën e kaluar se Lauber i kishte mbajtur të fshehta takimet me Infantinon, ndërkohë që zyra e tij po i hetonte dyshimet për korrupsion në shtëpinë e futbollit botëror.

Infantino dhe Lauber i kanë mohuar akuzat.

Autoriteti për mbikëqyrjen e prokurorëve federalë të Zvicrës ka thënë të enjten se ka tregues se kishte shkelje kriminale në takimet e Infantinos me Lauber.

Infantino u bë president i FIFA-s në vitin 2016, pasi e mundi favoritin Sheikh Salman në dy runde votimi në Zurich.

Ai e zëvendësoi Sepp Blatterin, i cili u detyrua të jepte dorëheqje një vit më herët pas akuzave për korrupsion. 

(Kosova Sot Online)