Man Utd nuk heq dorë nga Sancho

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 17:07
Man Utd nuk heq dorë nga Sancho

“Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta transferojnë këtë verë yllin anglez të Borussia Dortmundit, të cilin e pëlqejnë edhe Chelsea, Liverpooli e Tottenhami

Manchester United nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Jadon Sancho.

“Djajtë e Kuq” do ta shtojnë presionin ndaj Borussia Dortmundit këtë verë për yllin anglez.

“Sky Sports” njofton se drejtuesit e klubit nga “Old Trafford” do ta bëjnë ofertën zyrtare për përfaqësuesin anglez sapo të hapet afati kalimtar i verës.

Futbollisti ofanziv nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Premierligë pasi shkëlqeu në dy sezonet e fundit në Bundesliga.

Ish-futbollisti i Manchester Cityt pëlqehet edhe nga Chelsea, Tottenhami e Liverpooli.

(Kosova Sot Online)