Sanchez, nëse rri në Inter me pagë të përgjysmuar

  • A.P /
  • 30 July 2020 - 18:42
Sanchez, nëse rri në Inter me pagë të përgjysmuar

Kalimi i Alexis Sanchez në Inter mund të zvarritet edhe për shkak të pagës së lartë të tij

Sipas ESPN, Alexis Sanchez duhet ta pranojë zvogëlimin e pagës nëse kalon në Inter.

Kiliani për momentin është në huazim në San Siro nga Manchester United, derisa vazhdon të paguhet 400 000 funte në javë ku gjysmën e pagës së tij vazhdon ta paguajë skuadra angleze.

Interi dëshiron ta mbaj në skuadër Sanchezin, por ata thonë se nuk mund ta paguajnë pagën e lartë të tij.

Kështu që Sanchez nëse dëshiron kalimin në Inter duhet ta përgjysmojë pagën e tij.

(Kosova Sot Online)