Jazz e rinis me fitore kundër Pelicans sezonin e NBA

  • S.A /
  • 31 July 2020 - 09:47
Jazz e rinis me fitore kundër Pelicans sezonin e NBA

Rudy Gobert ia siguroi fitoren skuadrës së Utah Jazz, duke e zhbllokuar rezultatin me dy gjuajtje të lira kur kishin mbetur vetëm edhe 6.9 sekonda lojë. Ato gjuajtje të lirë ia dhanë Jaxx fitoren me rezultat 106:104 kundër New Orleans Pelicans në ndeshjen e parë pas rinisjes së sezonit të NBA.

Jazz e pati një çerek të katërt mbresëlënës, kur i shënuan 27 pikë në krahasim me 17 të Pelicans. Ata e morën fitoren pasi Brandon Ingram e humbi trepikëshin që e kishte gjuajtur me vetëm një sekondë lojë të mbetur para fundit.

Jordan Clarkson ishte koshashënuesi më i mirë i Utah Jazz me 23 pikë, përkundër që nuk ishte titullar, ndërsa Igram ishte më i miri te Pelicans, gjithashtu me 23 pikë.

Pelicans ishin në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes, mirëpo paraqitje mbresëlënëse në çerekun e katërt ishte e mjaftueshme për t’ia dhënë fitoren Jazz në fund.

Dueli u zhvillua në kompleksin ESPN Wide World of Sports , ku liga amerikane do ta mbyllë sezonin me 22 ekipet pjesëmarrëse në NBA Bubble, pas ndërprerjes së sezonit më 11 mars.

(Kosova Sot Online )