Dortmundi paralajmëron Man Unitedin: S’e kemi patjetër ta shesim Sanchon

  • S.A /
  • 31 July 2020 - 10:09
Dortmundi paralajmëron Man Unitedin: S’e kemi patjetër ta shesim Sanchon

Drejtori sportiv i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka thënë se klubi i Bundesligës do të ishte i lumtur nëse Jadon Sancho mbetet në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, në mes të spekulimeve për interesim nga Manchester Unitedi.

Manchester Unitedi ende nuk ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin sa i përket çmimit të lojtarit dhe strukturimit të atyre pagesave. Megjithatë, Djajtë e Kuq janë optimistë pasi që besojnë se kontrata personale me Sanchon do të jetë lehtë e arritshme.

Dortmundi insiston se s’do të pranojë ofertë nën 120 milionë euro për anglezin e talentuar 20-vjeçar, mirëpo Manchester Unitedi s’po pranon të shpenzojë kaq shumë para për shkak të krizës financiare që e ka shkaktuar përhapja e koronavirusit në botë.

“Jadon është një futbollist i jashtëzakonshëm me një kuotë që nuk e kam parë kurrë në moshën e tij. Mendoj se ai mund të arrijë të bëhet edhe njëri ndër më të mirët në këtë industri, nëse e shikoni moshën e tij”, ka thënë Zorc, pas i pyet për spekulimet.

“Do të isha i lumtur nëse ai do të luante me ne edhe për sezonin e ardhshëm. Kjo është situata e vërtetë. Së pari, ne duhet t’i shikojmë faktet dhe ai ka kontratë me ne deri në vitin 2022”.

Klubi gjerman raportohet se kërkon që t’i paguhen 100 milionë euro sapo të nënshkruhet marrëveshje dhe pjesa tjetër të jetë në formë të bonuseve dhe duan që e gjitha kjo të kompletohet para 10 gushtit, kur skuadra t’i nisë përgatitjet parasezonale.

Dortmundi dëshiron që kjo sagë e transferimit të kompletohet deri më 10 gusht, në mënyrë që të ketë mjaftueshëm kohë për ta transferuar një zëvendësues për Sanchon, si sulmuesin e Lille, Jonathan Ikone, i cili vlerësohet 50 milionë euro.

(Kosova  Sot Online )