Tuchel mban ende shpresa për kthimin e Mbappes

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 12:33
Tuchel mban ende shpresa për kthimin e Mbappes

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, shpreson se do ta ketë sulmuesin Kylian Mbappe sa më shpejt që të jetë e mundur në skuadër, mirëpo e pranon se do të duhej të ndodhte ndonjë mrekulli për ta parë atë në ndeshjen kundër Atalantas.

Ylli francez e lëndoi kyçin e këmbës në ndeshjen finale të FA Cup kundër St Etienne dhe tani do ta ketë të pamundur të luajë në ndeshjen finale të Coupe de la Ligue kundër Olympique Lyonnais.

Trajneri i PSG-së megjithatë nuk është dorëzuar në shpresat për ta pasur francezin pjesë të skuadrës për ndeshjet e mëvonshme të Ligës së Kampionëve.

Por, ai e pranon se 21-vjeçari do ta ketë pothuajse të pamundur të luajë në ndeshjen e 12 gushtit kundër Atalantas.

“Unë kam ende shpresë, por është shumë e vobektë. Ai është duke u shëruar vetë, çdo orë që kalon është tejet e rëndësishme, edhe nëse do të duhej një mrekulli për ta parë atë në ndeshjen kundër Atalantas”, ka thënë Tuchel. 

(Kosova Sot Online)