Liverpooli i Kloppit apo Real Madridi i Mourinhos, Guardiola zbulon rivalin më të vështirë

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 12:46
Liverpooli i Kloppit apo Real Madridi i Mourinhos, Guardiola zbulon rivalin më të vështirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka insistuar se Liverpooli i drejtuar nën Jurgen Kloppit gjatë vitit 2019 dhe 2020 ka qenë kundërshtari më i vështirë me të cilin ai është përballur në karrierën e tij si trajner.

Jurgen Klopp është i vetmi trajner që mban rekord pozitiv në ndeshjet kundër klubeve të drejtuara nga Guardiola, pasi që ai i ka nëntë nga 19 paraqitjet kundër spanjollit, ndërsa Guardiola vetëm tetë.

Pas një konkurrence të zjarrtë për titullin e kampionit gjatë sezonit 2018/19, kur City e mposhti Liverpoolin për vetëm një pikë, këtë sezon Liverpooli e ka fituar me shumë më lehtësi për ta siguruar titullin e parë në 30 vjet.

“Kundërshtari më i vështirë  që e kam pasur gjatë karrierës time është Liverpooli i vitit të kaluar dhe i këtij viti”, ka thënë Guardiola.

“Në i lejon ata të të dominojnë, ata të bllokojnë dhe s’ke si të lirohesh. Kur ti i dominon ata, ata i gjejnë hapësirat si askush tjetër. Janë shumë të shpejtë dhe të fuqishëm në aspektin strategjik”.

“Lojtarët e tyre kanë fuqi mendore. Klopp është rivali që më ka bërë mua të mendoj se si duhet ta mposht për kohën më të gjatë”.

Guardiola e kishte edhe një rivalitet tjetër të zjarrtë gjatë karrierës së tij, sa ishte në Barcelonë me Jose Mourinhon që e drejtonte skuadrën e Real Madridit.

(Kosova Sot Online)