Salah: Gjithmonë i kam pasur synim Premierligën dhe Championsin

  • E.K /
  • 31 July 2020 - 14:20
Salah: Gjithmonë i kam pasur synim Premierligën dhe Championsin

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka bërë të ditur se ai që nga fillimi i karrierës së tij në Anfield e kishte planifikuar në dy garat më prestigjioze me Liverpoolin – Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Egjiptiani Mohamed Salah ishte transferuar në Anfield gjatë verës së vitit 2017, kur Jurgen Klopp e kishte përmirësuar dukshëm skuadrën e Liverpoolit, por ishte ende larg trofeve.

Megjithatë, lojtarët e Liverpoolit e kanë shijuar një ecuri mbresëlënëse të sukseseve pas triumfit në Ligën e Kampionëve, duke e fituar edhe Kupën e Botës për Klube, Superkupën e Evropës dhe, së fundi, Premierligën.

E përderisa, kur Salah u transferua, Liverpooli ishte larg skuadrës që është sot, ai thotë se që nga fillimi kishte planifikuar t’i fitonte titujt e Premierligës dhe Ligës së Kampionëve me Liverpoolin.

“Gjithmonë kur njerëzit më pyesnin se a e preferoja Premierligën apo Ligën e Kampionëve, unë gjithmonë përgjigjesha që i dua të dyjat. Për fat të mirë, tani i kemi të dyja – kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Salah.

“Triumfi në Premierligë këtë sezon ishte i mrekullueshëm. Është diçka e pabesueshme dhe e mrekullueshme. Që kur kam ardhur këtu kam thënë që dua ta fitoj Premierligën me këtë klub”.

“Ajo që e kam parë tifozët dhe nga njerëzit këtu është e pabesueshme, unë jam me të vërtetë i lumtur dhe po e shijoj”. 

(Kosova Sot Online)