“Koulibaly mund të largohet nga Napolit”

  • A.P /
  • 31 July 2020 - 23:31
“Koulibaly mund të largohet nga Napolit”

Mbrojtësi senegalez është lidhur me një kalim në Manchester City gjatë kësaj vere

Presidenti i napolit Aurelio De Laurentiis e ka hapur mundësinë e shitjes se Kalidou Koulibaly derisa vazhdojnë thashethemet për interesimin e Manchester Cityt për mbrojtësin.

Portali Goal ka mësuar me anë të burimeve që Koulibaly është njëri prej synimeve kryesore të City për sezonin 2020-22, ku Guardiola po kërkon me çdo kusht që të forcojë mbrojtjen për të arritur të titulli i tretë i Premier Ligës.

Senegalezi ka kontratë edhe tri vite por ai ka refuzuar të përgjigjet nëse do të largohet këtë verë nga skuadra italiane.

“Do të dëshiroja që të rrija në Napoli tërë jetën, por nuk mund të premtoj”, kishte thënë Koulibaly për Radio Kiss Kiss.

Megjithatë De Laurentiis duket se nuk do ta ndalojë lojtarin të largohet nëse vjen një çmim i duhur për të.

“Kalidou është një njeri i mirë, do të isha i mërzitur që të ndahem më të. Por, vjen një kohë kur duhet të lëvizim para”, ka thënë shefi i Napolit për Sky Italia.

“Por 90 milionë për të nuk janë më në tavolinë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot Online)