PSG fiton të gjitha kupat në Francë

  • S.A /
  • 01 gusht 2020 - 09:40
PSG fiton të gjitha kupat në Francë

Paris Saint Germain dhe Olimpique Lyon kanë luajtur plot 120 minuta lojë pa gola derisa kanë qenë penalltitë që kanë përcaktuar fituesin, e ku PSG fitoi me rezultat 6-5 me penallti

Lojë monotone dhe e pa këndshme për sy është luajtur sonte në Parc des Princes të Parisit në mes të PSG dhe Lyon.

120 minuta lojë të kësaj ndeshje kanë përfunduar pa gola, derisa ata që patën më shumë mundësi për shënim ishin Lyon.

Pjesa e parë kaloi me dominimin e plotë të PSG-së në posedim por që ata shumë pak krijuan shanse për shënim.

Megjithatë, pavarësisht se PSG kishte posedimin Lyon ishin ata të cilët patën mundësitë më të mira për shënim.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi e njëjta ndeshje e PSG, më shumë posedim por pa konkretizim të rasteve dhe pa gola.

Lyon kishte më shumë goditje në portë, rreth 12, ku tetë nga to përfunduan jashtë portës kurse katër brenda kornizës së portës.

Ndërkaq PSG pati vetëm 8 goditje në drejtim të portës së Lyon.

Pas përfundimit të kohës së rregullt skuadrat shkuan në vazhdime dy herë nga 15 minuta, por pa rezultat.

Edhe në këto dy vazhdime dy skuadrat u panë të lodhura.

Në ekzekutimin e penalltive më të suksesshëm u treguan futbollistët e PSG-së të cilët arritën të fitojnë titullin e tretë kombëtarë në Francë, pasi që fituan titullin e kampionit, Kupën e Francës dhe Kupën e Ligës së Francës.

(Kosova Sot Online )