Leicesteri bëhet klubi i tretë anglez në garë për Muriqin

  • E.K /
  • 01 August 2020 - 11:21
Leicesteri bëhet klubi i tretë anglez në garë për Muriqin

Gazeta turke Aksam raporton se edhe Leicester City i është bashkuar garës për transferimin e Vedat Muriqit këtë verë, duke u bërë kështu klubi i tretë anglez që është interesuar për yllin kosovar të Fenerbahces.

Mediumet e mëdha turke dhe të tjera evropiane kanë raportuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit se Fenerbahce është e gatshme ta shesë Vedat Muriqin këtë verë.

26-vjeçari është e ka shijuar një sezon mbresëlënës me klubin turk, duke kontribuar në skuadër me 17 gola të shënuara dhe 7 asiste në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ishte i përfolur për një largim nga Fenerbahce edhe gjatë afatit kalitmar të janarit, mirëpo në fund kishte mbetur në Turqi. Megjithatë, Fenerbahce tani raportohet se do të pranojë ta shesë Muriqin këtë verë te cilido klub që ofron më së shumti para, të paktën 20 milionë euro, pasi që klubi po përballet me probleme financiare dhe i duhen para.

Leicester City ishte i përfolur për një transferim potencial të Vedat Muriqit edhe në dhjetor të vitit të kaluar, pasi thuhej se klubi i Premierligës kishte dërguar skautë në Turqi për ta shikuar kosovarin.

Tani, gazeta turke Aksam raporton se Leicester City i është bashkuar Ëest Bromëich Albionit dhe Tottenhamit në mesin e klubeve angleze që po garojnë për shërbimet e 26-vjeçarit këtë verë.

Të interesuar për Muriqin raportohet të jenë edhe dy klubet e Serisë, Lazio dhe Napoli, përderisa Muriqi ka lënë të kuptohet me deklaratat e tij se do të qëndrojë edhe më tutje në Fenerbahce, duke thënë se s’largohet pa u shpallur kampion. 

(Kosova Sot Online)