Finalja 35 milionëshe e Arsenalit kundër Chelsea, formacionet zyrtare

  • 01 August 2020 - 17:38
Finalja 35 milionëshe e Arsenalit kundër Chelsea, formacionet zyrtare

Arsenali pati një sezon të dështuar këtë vit, por ai mund të rikuperohet disi nëse sonte ata fitojnë për herë të 14 me radhë FA Cupën e Anglisë.

Sonte në Wembley të Anglisë pritet që të luhet finalja e FA Cup në mes të Arsenalit dhe Chelseat.

Të dyja këto skuadra vitin e kaluar kishin luajtur një finale tjetër e ku Chelsea kishte triumfuar me rezultat të lartë 4-0.

Derisa Chelsea hynë në këtë finale me presionin e vetëm për ta shtuar edhe një trofe në vitrinën e tyre, Arsenali nëse dështon për ta fituar, atëherë kokëdhimbjet për ekipin londinez do të jenë të mëdha.

Arsenali thuhet se është 140 milionë funte humbje për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mospjesëmarrja në vitin tjetër e skuadrës së Mikel Artetës në gara europiane do të thoshte thellim i krizës financiare por edhe largim i disa yjeve momental nga skuadra e tyre.

Andaj për këtë Arteta ka startuar me lojtarët më të mirë që ka në dispozicion e njëjtë ka bërë edhe Frank Lampard. 

Formacionet zyrtare:

Chelesa

Arsenal

(Kosova Sot Omline)