Immobile pasi e mposhti Ronaldon: Ëndrrat vërtet bëhen realitet

  • A.P /
  • 02 gusht 2020 - 09:30
Immobile pasi e mposhti Ronaldon: Ëndrrat vërtet bëhen realitet

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka thënë se ëndrrat vërtet t’u bëkan realitet, pasi e mundi Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Robert Lewandowskin e Bayern Munich në garë për Këpucën e Artë në Itali dhe në Evropë, si dhe e barazoi një rekord historik në Serie A.

Sulmuesi italian shënoi në humbjen e Lazios 3:1 kundër Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A të dielën, duke e barazuar rekordin e Gonzalo Higuain për më së shumti gola brenda një sezoni në Serie A.

Higuain e kishte thyer këtë rekord në sezonit 2015/16 në fanellën e Napolit.

Me 36 gola në përgjithësi, Immobile është fituesi i Këpucës së Artë në Evropë dhe në Serie A, duke i lënë prapa Lewandowskin me 34 dhe Ronaldon me 31 gola.

“Jam tejet i lumtur dhe shumë krenar me këtë arritje, veçanërisht kur shikoj pas dhe kujtoj sesi nisi gjithçka dhe nëpër gjërat që kalova”, tha Immobile.

“Nëse vërtet beson, nganjëherë, ëndrrat vërtet t’u bëkan realitet”, shtoi ai. 


(Kosova Sot Online)